Site icon Telegrafi

Salihamidzic kishte marrëveshje me Davies për vazhdimin e kontratës, por klubi ndërpreu për gjashtë muaj bisedimet

Alphonso Davies është një nga yjet e rinj më të mëdhenj të Bayern Munich, por mbrojtësi i majtë kanadez po lidhet gjithnjë e më shumë me një largim drejt Real Madridit.

Kontrata e Davies me Bayernin është e vlefshme deri në vitin 2025, por në fillim të vitit, kanadezi ishte gati të nënshkruante një kontratë të re me Bayernin. Megjithatë gjithçka dështoi.

Paga është tema kryesore e diskutimeve për vazhdimin e bashkëpunimit me Alphonso Davies.

Në fillim të vitit Hasan Salihamidzic u pajtua për gjithçka me një pagë prej 12 milionë euro në vit. Mirëpo, pas shkarkimit të boshnjakut, bisedimet u ndërprenë për gjashtë muaj.

Tani ata po diskutojnë për kushte krejt të ndryshme. Personat që kujdesen për karrierën e Alphonse Davies kërkojnë shumë më tepër para, shkruan Bild.

Lexo po ashtu Real Madridi avancon për transferimin e Davies

Tani, për të mbajtur yllin e tyre, Bayern Munich do të duhet të ndajë shumë më tepër para se sa do të ishte rasti nëse marrëveshja me drejtorin e atëhershëm sportiv Hasan Salihamidzic do të përfundonte në fillim të vitit.

Davies është në Bayern që nga viti 2018 dhe ka luajtur 172 herë, dhe Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 70 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version