Shorti për fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22, ka vënë Bayern Munichun përball Atletico Madridit*.
Për këtë ka folur menjëherë edhe drejtori sportiv i klubi gjerman, Hasan Salihamidzic.
Boshnjaku ka thënë se klubi i tij është i vetëdijshëm për kualitetet e kundërshtarit dhe do ti qasen kësaj ndeshje me seriozitetin maksimal.
“E ndjeka Atleticon ndaj Realit dje (e diel). E dimë se çfarë janë në gjendje ata të bëjnë”.
“Janë ekip i fortë, kampion në fuqi i Spanjës. Ne duhet të bëjmë paraqitje të lartë, si në mbrojte ashtu dhe sulm”, ka thënë Salihamidzic pas shortit. /Telegrafi/