Site icon Telegrafi

Salihaj: Nuk dua të besoj se LDK-ja do të bëjë diferencime

Deputeti i LDK-së, nga përbërja e fundit e legjislativit të vendit, Adem Salihaj, nuk ka asnjë informatë nëse emri i tij figuron në listën e kandidatëve të partisë së tij për zgjedhjet e 11 qershorit.

“Duke marrë parasysh se kam shumë kërkesa prej mediave që të prononcohem, por edhe thirrje telefonike dhe shqetësime të shumta anëtarësisë së LDK-së, po jap këtë deklaratë të shkurtër”, ka thënë Salihaj përmes një postimi në Facebook.

“Nuk kam asnjë informatë zyrtare të konfirmuar lidhur me listën e LDK-së për deputetë. Po spekulohet shumë për diferencime, por nuk dua të besoj se partia ime e vlerave të mëdha demokratike do të bëjë diferencime të tilla, sepse ato, para së gjithash , do ta dëmtonin shumë vetë LDK-në në procesin zgjedhor që është para nesh”, ka shkruar Salihaj. /Telegrafi/

Exit mobile version