Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, i cili është në mesin e deputetëve të LDK-së që janë deklaruar kundër versionit aktual të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, në një prononcim për Telegrafin, ka akuzuar kreun e PDK-së, Kadri Veselin, se ai qëndron prapa mocionit të opozitës.
“Mocioni i opozitës është lojë e Kadri Veselit dhe e PDK-së, e cila tashmë i ka futur në lojë edhe partitë minoritare”, ka thënë Salihaj për Telegrafin.
“Por, sido qe shkojë nesër seanca, edhe nëse PDK del hapur në përkrahje të mocionit, LDK nuk do të zmbrapset, sepse ne si parti nuk kemi asnjë arsye t’u frikësohemi zgjedhjeve”.
“Kadri Veseli dhe gjithë struktura e tij e mbitokës dhe nëntokës nuk do të dalë fitues në gjithë këtë situatë, të cilën po mundohet ta krijojë”, ka thënë Salihaj. /Telegrafi/