Ish – deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Adem Salihaj, ka theksuar se koalicioni LDK-VV-AKR–PSHDK-ALTERNATIVA, është koalicioni më i mirë per rrethanat,në të cilat gjendet Kosova.
Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se nga kontaktet që kanë me elektoratin, këto janë pritjet dhe disponimi i pjesës dërmuese të tyre.
“Shpresoj se liderët e partive do ta kenë parasysh disponimin e elektoratit dhe interesin e Kosovës”, ka shkruar Salihaj./Telegrafi/