Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, konsideron se me arrestimin e Ramush Haradinajt në bazë të një fletarresti të Serbisë, Franca po dërgon një mesazh të keq për Kosovën.
Salihaj, përmes një postimi në Facebook, konsideron se do të krijohej një precedent i rrezikshëm nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Salihajt:
“Arrestimi i Ramush Haradinajt nga Franca tash,në këtë moment,ka diçka që do shpjegim,sepse ai ka udhëtuar në Francë edhe më parë,por nuk është arrestuar. Arrestimi i tij ne bazë të fletarresti të Serbisë ,jo vetëm që është shumë i padrejtë dhe tendencioz,por me këtë arrestim Franca po dërgon një mesazh të keq për Kosovën,po dergon mesazhin e pozicionimit të saj në anën e agresorëve,e jo në anën e aleatëve gjatë luftes në Kosovë . Në anën tjetër,ky është një provokim i rëndë nga ana e Serbisë per Kosovën, dhe një mesazh,se çfarëdo koncesionesh që bën Kosova në marrëveshjet me Serbinë,ajo do jetë armike e Kosovës. Unë besoj se Kosova duhet ta rishikojë këtë proces.
Ne ende nuk e dijmë epilogun e gjithë kësaj. Nëse Ramush Haradinaj lirohet pas disa ditësh,del se ishte nje lojë me prapavi politike,por ,nëse ekstradohet në Serbi,atëherë krijohet një presedan i rrezikshëm dhe zhvillimet do të marrin nje kthesë shumë të rrezikshme për Kosovën” (sic.), ka shkruar Salihaj. /Telegrafi/