Site icon Telegrafi

Salianji: Sot u tentua krijimi i një partie me elektorat antiamerikan

Akuza të ashpra janë hedhur në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, të thërritur me urgjencë nga kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha, pas Kuvendit të “Foltores”.

Deputeti Ervin Salianji u shpreh se në takimin e sotëm u tentua të krijohej një parti që kërkon elektorat antiamerikan, si dhe u sulmuan përfaqësuesit e SHBA.

“E papranueshme që drejtues të lartë dhe deputetë të PD janë në një takim ku sulmohen përfaqësuesit e SHBA, nga ambasadorja tek zoti Escobar. Nuk duhet të lemë marrëzinë të marrë dhenë. Sot u tentua krijimi i një partie që kërkon elektorat antiamerikan, nuk duhet lejuar. Ne jemi në anën e duhur të historisë, jemi në anën e drejtë duke mbrojtur interesat e Shqipërisë dhe demokratëve, asnjë parti nuk fiton dot pa partneritetin me SHBA, nuk duhet keqpërdorur dëshpërimi i drejtë që dha situata pas 25 Prillit”, u shpreh Salianji.

Exit mobile version