Për këtë lajm ka njoftuar trajneri i kësaj skuadre Samir Sermaxhaj. Ai ka thënë se objektivi i ekipit është të sigurojë mbijetesën.
"Me Suadin e kemi kryer, kurse me Besmirin kanë mbetur disa detaje, por që besoj se do të merremi vesh. Mbijetesa është një operacion i vështirë, por ne do të mundohemi ta realizojmë. Do të mundohemi të japim maksimumin", ka thënë Sermaxhaj për Kohën Ditore.
Fushë-Kosova po kalon një periudhë të vështirë për momentin, pasi që është e fundit në tabelë me vetëm 12 pikë. /Telegrafi/