Saliagiq i ka thënë KosovaPress-it, se është duke pritur ofertat nga klubet e ndryshme të Kosovës. Ai thotë se deri tash Istogu dhe Feronikeli kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
“Kam pasur bisedime me Istogun dhe Feronikelin, por s’ka asgjë konkrete në këtë drejtim. Jam duke pritur ofertat nga klubet tjera”, ka thënë Saliagiq.
Ai thotë se do të firmos për atë skuadër e cila ofron kushte më të mira. Saliagiq pohon se ndihet mirë dhe i gatshëm për sfidat e reja.
“Jam duke u stërvitur dhe ndihem mirë. Unë jam i gatshëm për sfidat e reja. Ajo ofertë e cila do të jetë më e përshtatshme do ta pranojë”, ka theksuar Saliagiq.
Ai mendon se brenda pak ditësh do të vendoset e ardhmja e tij. /KP/Telegrafi/