Site icon Telegrafi

Salih Zyba, porosi për ish-bashkëpartiakun: Shpend Ahmeti nuk do të jetë as deputet, as kryetar i Prishtinës

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Salih Zyba, ka përcjellur një mesazh për ish-bashkëpartiakun e tij Shpend Ahmetin, duke pretenduar se ky i fundit do ta humb edhe postin e kryetarit të Komunës së Prishtinës.

Zyba, përmes një postimi në Facebook, në sulmin ndaj Ahmetit ka shkuar aq larg, derisa e ka krahasuar me ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Postimi i Zybës:

“Pas fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pyetja më e shpeshtë që po më bëhet është: a më shumë ke vota ti a Shpend Ahmeti.
I sigurtë jam që Shpendi përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune. E vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”, ka shkruar Zyba.

PSD në zgjedhjet e 6 tetorit garoi në koalicion me AAK-në, ku Shpend Ahmeti ishte kandidat për deputet, por kjo parti nuk arriti të fitojë më shumë se 7,633 vota, ose 7,58%, duke u renditur si partia e tretë në Komunën e Prishtinës. /Telegrafi/

Exit mobile version