Site icon Telegrafi

Sali: Shkupi është vatër e coronavirusit, sistemi shëndetësor nuk është i ngarkuar

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sot deklaroi se autoritetet kanë regjistruar rritje të rasteve me Covid-19 në vend.

Sali tha se përkundër rritjes së rasteve të reja, sistemi shëndetësorë nuk është i ngarkuar, respektivisht nëpër klinikat infektive ka më pak se 100 persona të shtruar.

“Ne vërejmë rritje të përditshme të numrit të të infektuarve të rinj në vend, Shkupi ende është vatër, respektivisht zonë e kuqe, zonë e kuqe sa i përket të infektuarve të rinj, po në aspektin e ngarkesës së sistemit, ende jemi në zonën e verdhë”, deklaroi mes tjerash Sali.

Lexo po ashtu Sali: Në Maqedoninë e Veriut nuk ka të regjistruar asnjë rast me linë e majmunëve
Exit mobile version