Site icon Telegrafi

Sali: Prokuroria po merret me tragjedinë në Spitalin Modular në Tetovë dhe furnizimin me vaksina

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali për emisionin “Stadion” në  “Kanal 77”, tha se Prokuroria po merret me rastin e djegies së Spitalit modular në Tetovë dhe rastin e furnizimit me vaksina.

“Në parim un jam i gatshëm për bashkëpunim me çdo institucion nëse kërkohet ndonjë informatë. Lidhur me dy pyetjet që i parashtruar ata veçmë janë në Prokurori, kështu që i mbetet prokurorisë të vendosë se si ka ndodhur furnizimi me vaksina dhe rreth përgjegjësisë për tragjedinë në Spitalin Modular në Tetovë”, deklaroi Sali.

Ai ka mohuar informacionet se Alternativa po bën lista me emra të kuadrove të veta që duhet të emërohen në institucione shëndetësore, respektivisht nëpër klinika.

“Nga ardhja ime si ministër janë emëruar vetëm dy drejtorë ekzekutivë nga 128 institucione”, tha Sali.

Ai është përgjigjur edhe në pyetjen nëse ma probleme dhe ngecje në bashkëpunimin e tij me kuadro të LSDM-së, ose BDI-së, si kuadro nga parti të ndryshme, duke thënë se bën maksimumin që përkatësia partiake të mos reflektohet në bashkëpunimin profesional.

Exit mobile version