Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali për “ClickPlus” në “TV21” duke folur për rastin e vdekjes së hendbollistit kroat të klubit “Butel”, Denis Tot tha se institucionet shëndetësore kanë vepruar në mënyrë profesionale në trajtimin e tij.
“E kam marrë raportin e IShSSh që tregon procedura juridike-normative se si është ndjekur gjithë procedura.
Në pjesën e mjekësisë ligjore ende e presim raportin që të na arrijë që të shohim se a përputhen të dy raportet”, tha Sali.
Ministri tha se kolegët e tij në KARIL nuk kanë bërë ndonjë lëshim në aspektin profesional.