Site icon Telegrafi

Sali: Në klinikën “Nënë Tereza” ka kaos sepse është e mbipopulluar

Në shëndetësi jemi përballur me kriza dhe probleme të ndryshme. Por deri më tani e kemi përballuar me sukses pandeminë Covid-19 në të gjitha fazat, ka theksuar ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në një intervistë për “Makfax”.

Ai nuk mohon se ka kaos në sistemin shëndetësor, veçanërisht në qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Fatkeqësisht, propaganda e herëpashershme që synon demotivimin dhe dhënien e një imazhi krejtësisht të gabuar i kontribuon gjithë sistemit kaotik të qendrës klinike. Në klinikën e Shkupit ka kaos sepse është e mbipopulluar, ndërsa pacientët dhe punonjësit janë të pakënaqur. Nuk mund të jemi një sistem i suksesshëm, i besueshëm dhe i sigurt për pacientët në një kaos të tillë siç është në klinikë”, thekson Sali.

Ai pajtohet me vërejtjet e shënuara në Raportin e KE-së, se ka pabarazi shëndetësore në vend.

“Përpiqem të jem sa më objektiv dhe realist, pavarësisht nëse jam më përgjegjës sot për një situatë të tillë, por është një trashëgimi e diçkaje që askush nuk u fokusua sa duhet”, shton Sali.

Ai po ashtu konfirmon se jemi duke u përballur me mungesë të kuadrit profesional dhe në periudhën e kaluar, siç tha ai, kemi pasur daljen më të madhe të stafit nga shëndetësia terciare./Telegrafi/

Exit mobile version