Këto biseda, një incizim i një bisede telefonike të realizuara mes dy të rinjve, një deklaratë noteriale e realizuar në Tiranë mes tyre janë dëshmitë që Salih Mekaj përmes mbrojtjes së tij, i ka dorëzuar më 5 gusht të këtij viti, vetëm një ditë pas seancës në të cilën u rivendos arresti shtëpiak ndaj tij, tek prokurorja speciale Drita Hajdari dhe gjyqtarja e Gjykatës Themelore, Alltene Murseli, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo për të dëshmuar pafajësinë e tij për veprën e keqpërdorimit të pozitës zyrtare për ndërmjetësim në fajde për të cilën po hetohet pas vendimit për zgjerimin e hetimeve ndaj tij të cilën Prokuroria e kishte marrë më 20 korrik 2015.