(E plotësuar)- Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj i cili ishte suspenduar përkohësisht nga funksioni i gjyqtarit ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Aishe Qorraj nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Ajo ka treguar se Sali Mekaj ka ofruar dorëheqjen e tij nga të gjitha funksionet me 13 shtator të këtij viti.
“Në mbledhjen e datës 13 shtator 2016, Sali Mekaj ka ofruar dorëheqjen dhe KGJK-ja e ka miratuar”, ka thënë Qorraj.
Ajo ka shtuar se Mekaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Këshillit Gjyqësor, Gjyqtarit dhe kryetarit të Gjykatës së Apelit.
Sali Mekaj ka qenë i suspenduar nga KGJK-ja që nga momenti kur kanë nisur hetimet ndaj tij./Telegrafi/
Sali Mekaj jep dorëheqje nga kryetari i Gjykatës së Apelit
Sali Mekaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Gjykatës së Apelit.
Këtë e ka konfrimuar për Telegrafin, Aishe Qorraj nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Sali Mekaj ka qenë i suspenduar nga KGJK-ja që nga momenti kur kanë nisur hetimet ndaj tij.
Mekaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, një rast ku kishte shfrytëzuar autoritetin e tij për të ndërhyrë në një proces me fajde./Telegrafi/