“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës “Down”, e pata kënaqësinë e veçantë dhe mundësinë t’i pres në zyrën time fëmijët më të dashur midis nesh. Pikërisht këto vajza dhe djem të bukur me Sindromën “Down”edhe krahas sfidave të përditshme janë plot me energji, plot me dashuri dhe plot me vullnet për jetën. Ata janë frymëzim për të gjithë ne”.
Këtë e theksoi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, me rastin e Ditës Botërore të fëmijëve me Sindromën “Down”.
Ministri në profilin e tij në Facebook shkroi se në takimin e sotëm i ka inkurajuar fëmijët me Sindromën “Down” se Ministria e Shëndetësisë është në dispozicionin e tyre.
“Unë jam mik dhe prind për ta”, shkroi ai, duke shtuar se dera e Ministrisë për Shëndetësinë është gjithmonë e hapur për ta.