Site icon Telegrafi

Sali: Disa mjekë kanë shfrytëzuar protokolle të shteteve tjera

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sonte në një intervistë ka treguar se disa nga mjekët nuk i janë përmbajtur protokolleve të RMV-së, por kanë marrë protokolle nga vende të tjera.

Megjithatë ai tha se kjo nuk është gabim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më vjen keq që mjekë apo institucione të caktuara nuk e zbatuan këtë protokoll. Ata kanë marrë protokolle nga vendet fqinje. Por kjo nuk është gabim. Ka protokoll, por ndoshta jemi dembel për të lexuar protokoll 35 faqesh”.

“Dje në Komisionin e Sëmundjeve Infektive folëm se si të bëjmë një protokoll që të jetë i aksesueshëm dhe i qartë për publikun. Sepse ky protokoll është shkruar shumë profesionalisht dhe nuk do të kuptohet. Nëse publikohet në një formë të tillë profesionale, mund të çojë në abuzim dhe individë të caktuar të trajtojnë veten”, tha Sali./Telegrafi/

Exit mobile version