Site icon Telegrafi

Sali Berisha: Psikopati Edi Rama, në “Opinion” doli me kostumin e 25 mijë eurove

Kreu i së djathtës në Shqipëri, Sali Berisha, godet sërish me detaje.

Përveç faktit që kryeministri Edi Rama, sipas tij është i sëmurë psikik, që nuk e ka haberin e shifrave dhe se është injorant, nëpërmjet statusit në Facebook godet me çmimin e kostumit të Ramës.

“Si perfundim, mund te themi me pergjegjesi te plote se ai qe ishte mbreme mbi dy ore ne “Opinion”, pra Edi Rama, kishte shkuar ne ate studio jo sikur ishte nisur nga zyra e kreut te ekzekutivit por nga dhomat e spitalit psiqiatrik, natyrisht jo me pizhamat e te semurit por me kostum 25 mije euro, nje “Brioni” soto misura!” (sic.), ka shkruar Berisha.

Exit mobile version