Site icon Telegrafi

Sali Berisha: Ose mosbindja do rrëzojë Edi Ramën, ose opozita do të shuhet

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kriza politika ka vetëm dy rrugë në këtë situatë ku është futur. Në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora, Berisha deklaroi se ose mosbindja civile do të përmbysë regjimin, ose opozita do të shuhet.

“Marrëveshje të dytë me Ramën nuk besoj se mund të bëjë njeri. Ose mosbindja do ta përmbysë këtë regjim, ose opozita do të shkojë drejt shuarjes së saj. 30 qershori, por edhe 30 maji më duket një datë e largët për Ramën si kryeministër”.

‘Duhet të rrëzohet një orë e më parë. Kjo nuk mund të lidhet me një datë, por duhet të vijë një orë e më parë. Zgjedhje nuk mund të ketë në 30 qershor dhe nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën”, tha Berisha.

Exit mobile version