Ish-kryeministri Sali Berisha ka arritur në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike (PD).
Berisha u shpreh se dita e sotme është një ditë e një rëndësie të madhe pas ditëlindjes së dytë të Partisë Demokratike.
“Së pari një përshëndetje të përzemërt të gjithë të ftuarve në këtë sallë. Mbi 40 e sa mijë anëtarëve që morën pjesë në këtë proces. Përshëndetje më të përzemërta. Kjo është një ditë e një rëndësie të madhe pas ditëlindjes së dytë të Partisë Demokratike në konstituimin e forumeve të saj si opozitë e vërtetë shqiptare”, u shpreh Berisha. /Telegrafi/