Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu e Romana Vlahutin janë duke u sjellë sikur të ishin guvernatorë të Shqipërisë.
Berisha ka dalë në mbrojtje të kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llalla, duke thënë se pengesat në reformë nuk po i sjell ai, por kryeministri aktual Edi Rama.
“Kryeprokurori është përplasur me ambasadorin Lu, për shkak se ky i fundit i ka hequr vizën Llallës për në SHBA. Kryeministri legen i vendit ka vendosur dy guvernatorë që drejtojnë vendin”, tha ndër të tjera Berisha në News 24.