Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, thotë se partia e tij e preferuar në Kosovë është Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Unë kam ruajtur një distancë me gjitha partitë në Kosovë. Por, dua të them, se gjatë kësaj kohe kam respektuar veçanërisht lidhjet tradicionale me LDK-në”, ka thënë Berisha në emisionin ‘Zonë e Lirë’ të Arian Çanit, duke lavdëruar po ashtu krahun e luftës në Kosovë.