Site icon Telegrafi

Sali Berisha futet brenda selisë së PD-së, protestuesit marrin nën kontrollin katin e parë

Me tensione të shumta është duke vazhduar protesta e organizuar nga Sali Berisha para selisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Protestuesit kanë marrë nën kontroll katin e parë të selisë së PD-së, ndërsa Sali Berisha tashmë është futur brenda, transmeton Telegrafi.

Gazetarja e Euronews ka pohuar se tashmë janë shtuar forcat e Policisë së Shtetit.

Deri tani një person është lënduar, ndërsa në protestë janë duke marrë pjesë qindra qytetarë.

Policia e Shtetit përmes një njoftimi për media thotë se deri tani nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar.

Në njoftim thuhet se Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë dhe u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo akt dhune. /Telegrafi/

Exit mobile version