Sali Berishën e kemi parë shpeshherë të acaruar dhe të nevrikosur gjatë paraqitjeve në parlamentin e Shqipërisë.
Megjithatë ish-kryeministri shqiptar ka zbuluar se ka edhe një anë të ndjeshme, por edhe atë romantike.
Në fakt, ai është bërë më romantik se kurrë më parë me rastin e përvjetorit të shtatëdhjetë të lindjes së bashkëshortes, Lilit
Berisha për këtë rast ka përzgjedhur fjalët më të bukura për partneren e jetës së tij duke e quajtur edhe perëndeshë të dashurisë dhe mirësisë.
Postimi i plotë i Sali Berishës në Facebook:
Te dashur miq, sot për të gjithë familjen tonë është një ditë e veçantë, gëzimi dhe festë!
Ne sot festojmë ditëlindjen e Lilit, perëndeshës së dashurisë, mirësisë, fisnikërisë të familjes tonë, 70 vjetorin e lindjes së saj dhe 47 vjetorin e martesës tonë!
Sot, pas dekadash dashurie të pakufishme, mbështetje të jashtëzakonshme tejet të çmuar, kujdesi të pakursyer të dëshmuar ndaj meje, fëmijëve dhe fëmijëve të fëmijëve tanë, fjalët nuk arrijnë të shprehin ndjenjën e mirënjohjes tonë të pakufishme ndaj saj!
Por me gjuhën e zemrave tona i urojmë Lilit sot edhe shumë e shumë vite të tjera së bashku plot shëndet, gëzime dhe suksese të tjera në ndihmën e fëmijëve në Shqipëri. Gezuar Lili!! /Telegrafi/