Site icon Telegrafi

Sali Asllanaj, tender për bashkëpartiakun

Zyra e Prokurimit në komunën e Suharekës, e cila drejtohet nga Sali Asllanaj, i ka dhënë tender Selami Elshanit, aktivist dhe anëtari i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Kompania DPZ Autoservis “Flamuri” që për pronar e ka anëtarin e Forumit rinor të LDK-së, Selami Elshani, është shpallur fitues i tenderit për mirëmbajtjen dhe servisimin e automjeteve zyrtare në Suharekë.

Vlera e përafërt e parashikuar e kontratës për një vit është 27 euro. Data e planifikimit të nënshkrimit të kontratës ka qenë 11 dhjetor, ndërkaq në garë kanë qenë 4 kompani. Në Komunën e Suharekës kanë thënë se tenderin e ka fituar ai që ka ofruar çmimin më të ulët dhe se nuk ka pasur ndërhyrje politike. “Si ka mundur të ketë ndikim, kur dihet se tenderi ka qenë i hapur dhe ka pasur mundësi të konkurrojë kush ka dashur. Tenderin e ka fituar ai që ka ofruar çmimin më të ulët”, ka thënë Reshat Reshitaj, menaxher i Zyrës për marrëdhënie me publikun në Suharekë. Ai ka treguar se Suhareka i ka gjithsej 12 vetura zyrtare.

Ndërkaq, Selami Elshani ka pranuar se është aktivist i LDK-së, por ka thënë se nuk ka ndikuar tek askush. “Po jam anëtar i forumit të rinisë së LDK-së, por kjo nuk ka ndikuar që të fitoj tender në Komunë. I kam plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara sipas ligjit. Kam qenë më i liri. Ky është tenderi i parë që e kam fituar në institucionet publike”, ka thënë Elshani.

Supat të gjeturave vërtetohet se Zyra e prokurimit të Suharekës e ka shkelur ligjin kur e ka rekomanduar për kontratë DPZ Autoservis “Flamuri”. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version