Telegrafi

Salgado: Spanja nuk do të kërkojmë ndihma si Greqia dhe Irlanda

Spanja ndodhet nën presion të vazhdueshëm për shkak të tregjeve që vazhdojnë të jenë mosbesuese në qëndrueshmërinë e saj financiere dhe kapacitetin për të kapërcyer këtë moment të vështirë ekonomik.

Muaj më para Greqisë iu akorduan 110 miliardë euro ndihma për të lënë pas krizën buxhetore, teksa vetëm pak javë më parë, Bashkimi Evropian, Banka qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i akorduan Irlandës 85 miliardë euro për të njëjtën arsye. /Start/Telegrafi/