Site icon Telegrafi

Salcë makaronash me patate të ëmbël

Nevojiten:

* pak vaj ulliri
* 1/2 qepë e vogël e prerë
* 1 thelb hudhër e thërrmuar
* 1 patate e vogël e ëmbël
* 120 ml qumësht (përdorni qumësht formulë nëse dëshironi)

Gatimi

Skuqni qepën dhe hudhrën në vaj në një nxehtësi të ulët derisa të zbuten.

Shtoni pataten e ëmbël dhe ujë të mjaftueshëm vetëm sa për të mbuluar pastaj vëreni në vlim.

Uleni nxehtësinë pastaj përziejini ngadalë për 20 minuta.

Ftojeni pastaj vendoseni në një mikser ushqimi bashkë më qumështin dhe përzieni. Shërbejeni sipër një pjatë makaronash.

Exit mobile version