Gjatë ditëve të verës është i vetmi ushqim që mund ta gatuajmë dhe të mos e ngrohim tepër shtëpinë.
Nëpër dyqanet tona kavanozin e vogël me salcë pesto për brumëra mund ta gjeni me çmime goxha të larta. Do ta blejnë vetëm ata të cilët nuk dinë që dyfish më të mirë mund ta gatuajnë në kushtet shtëpiake, bile me një çmim të parëndësishëm, transmeton Telegrafi.
Tani është koha e duhur të filloni të gatuani pesto, sepse borziloku gjenovez ka arritur! Mund ta blini në çdo treg të perimeve dhe kushton shumë lirë…
Ata të cilët kanë kopsht apo saksi të mëdha në ballkon, mund ta kultivojnë në kushte shtëpiake – është shumë rezistues!
Kjo është receta për salcën pesto, e cila mrekullueshëm kombinohet me shpageta, por edhe lyhet në tost për kafjall të shpejtë.
Nevojiten:
▪ një tufë borziloku
▪ një tufë majdanoz
▪ 50 g bademe
▪ vaj ulliri
▪ kaçkavall
▪ 2 thelpinj hudhre
▪ një lugë e vogël kripë deti
▪ shpageta sipas dëshirës
Përgatitja:
Borzilokun lajeni dhe kullojeni. Ndani nga kërcejtë dhe qiteni në blender.
Pastaj shtoni bademet dhe hudhrën dhe të gjitha përzieni mirë.
Shtoni vajin e ullirit, kripën dhe kaçkavallin dhe përzieni edhe njëherë derisa të krijohet pasta homogjene.
Shpagetave të nxehta e të kulluara qitni peston shtëpiake. Bashkë me to patjetër shërbeni edhe domate apo domate të vogla. /Telegrafi/