Mohamed Salah edhe në këtë edicion po garon për Këpucën e Artë në Lugën Premier, derisa Liverpooli po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve.
Me 20 gola deri më tani në këtë edicion, egjiptiani mbetet me vetëm një mbrapa Harry Kanes, derisa ka një ndeshjes më shumë për ta zhvilluar, katër nga tre sa i ka anglezi.
Që të dy sulmuesit kanë fituar Këpuca të Artë gjatë karrierës së tyre, mirëpo që janë rivalizuar edhe nga emra si Sadio Mane, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Jamie Vardy.
Analisti i BBC Sport, Garth Crooks, ka thënë se Salah aktualisht është ndikuar negativisht në bashkëlojtarët e tij për një vend në Ligën e Kampionëve, për shkak të ambicieve të tij.
“Me katër ndeshje të mbetura për të luajtur dhe një vend në Ligën e Kampionëve, nuk mund të them nëse Liverpool ka atë që duhet për të kompensuar diferencën prej gjashtë pikësh në një fazë kaq të vonë të sezonit.
“Mohamed Salah duket i interesuar vetëm për Këpucën e Artë dhe mendoj se kjo po ndikon negativisht në disa prej shokëve të tij të skuadrës”, ka thënë ai
Egjiptiani ka regjistruar katër asistime për Liverpoolin këtë sezon, mirëpo forma e tij ka pasur më shumë ulje se sa ngritje në këtë kampanjë. /Telegrafi/