Mohamed Salah është njëri nga futbollistët më të dashur në botë.
Ylli egjiptian po qëndron aktualisht në Rusi ku po mbahet Kampionati Botëror me Kombëtaren e tij Egjiptin.
Përderisa egjiptianët kanë pësuar dy humbje dhe tanimë janë të eliminuar, po presin ta luajnë edhe ndeshjen e tretë.
Kjo ndeshje ku Egjipti do të përballet me Arabinë Saudite do të jetë për prestigj, pasi të dyja skuadrat kanë humbur shanset për të vazhduar tutje.
Në prag të kësaj sfide, Mohamed Salah ka marrë një çmim në Grozny të Çeçenisë që është pjesë e Rusisë.
Anëtari i Liverpoolit është shpallur ‘Qytetar Nderi’ i Çeçenisë.
“Në një darkë gala që e kam mbajtur në nderë të skuadrës së Egjiptit që po qëndron në qytetin tonë, i dorëzova Salahut një kopje të dekretit, pasi ai është Qytetar Nderi i Çeçenisë. Është një titull i merituar për të”, ka thënë numri një i Çeçenisë, Ramazan Kadyrov.
Egjipti dhe Arabia Saudite do të përballen ditën e hënë në ndeshjen e fundit të Grupit A. /Telegrafi/