Manchester City do të prezantojë së shpejti transferimin e tyre më të ri, pasi është vetëm çështje kohe që të bëhet e ditur se Omar Marmoush është lojtari i tyre.
Gjatë javës, City ranë dakord për transferimin e Marmoush nga Frankfurti për gati 80 milionë euro dhe egjiptiani, për të cilin shumë thonë se është “Salahu i ri”, është rrugës për në Mançester.
Mbrëmë, Marmoush nuk luajti për Frankfurt kundër Borussia Dortmundit, të cilin ekipi i tij e mposhti 2-0, për arsye private.
U kuptua menjëherë për të gjithë se për çfarë bëhej fjalë dhe pas ndeshjes edhe tifozët e Frankfurtit i dhanë Marmushit një lamtumirë të paharrueshme. Egjiptiani ka qëndruar para tyre dhe është shpërblyer me një ovacion të madh dhe nuk i fshehu dot lotët.
Shoku i skuadrës së Marmoush, Mario Gotze, zbuloi se egjiptiani gjithmonë ëndërronte të luante në Ligën Premier dhe se tani ëndrra e tij është realizuar.
Marmoush është 25 vjeç, dhe ka luajtur për Frankfurt për një vit e gjysmë të fundit, që nga transferimi i tij nga Wolfsburg, ku mbërriti falas – si lojtar i lirë. /Telegrafi/
Omar Marmoush came on the pitch after Frankfurt's win to say goodbye to the fans ❤️ pic.twitter.com/hmZiwUg84z
— B/R Football (@brfootball) January 17, 2025