Mohamed Salah vendosi një rekord të ri në Ligën Premier të shtunën pasi ylli egjiptian shënoi golin e tretë dhe të fundit të Liverpoolit në fitoren ndaj Norwich Cityt.
Goli i Salah erdhi në minutën e 74-të pasi ylli i Liverpooli asistoi dy golat e parë në fitoren e pastër ndaj Norwchit me rezultat 3-0.
Përfundimi i Salah erdhi falë një goditje të bukur me këmbë të majtë nga maja e kuadratit që mori një devijim të lehtë, duke e lënë Tim Krul të pafuqishëm ndërsa vulosi fitoren e Reds.
Me golin e shënuar, Salah vazhdoi një seri që e ka parë atë të dominojë në ndeshjen e parë të sezonit në Ligën Premier.
Salah tani ka shënuar në pesë ndeshje hapëse të njëpasnjëshme të Ligës Premier League, duke u bërë lojtari i parë që ka arritur këtë rekord.
5 – Mohamed Salah has become the first player to score on the opening weekend in five consecutive Premier League campaigns. Famous. #NORLIV pic.twitter.com/iQdUnKKeZa
— OptaJoe (@OptaJoe) August 14, 2021
Përveç kësaj, Salah tani ka 10 përfshirje të përgjithshme në gol në ndeshjet e javës së parë të Ligës Premier në karrierën e tij, me shtatë gola dhe tre asistime.
Vetëm Ëayne Rooney, i cili ka tetë gola dhe pesë asistime në ndeshjet e para të Ligës Premier, ka më shumë se Salah, por rekordi i tij mbahet edhe shkaku i më shume sezoneve të zhvilluara. /Telegrafi/