Site icon Telegrafi

Salah vazhdon të shkruaj histori, vendos rekord të ri te Liverpooli

Mohamed Salah ka shtuar një rekord të ri në koleksionin e tij të madh të çmimeve të tij te Liverpooli, pasi u bë lojtari i parë që shënoi në nëntë ndeshje radhazi në historinë e klubit.

Reprezentuesi egjiptian shënoi golin hapës për Reds në Wanda Metropolitano në fitoren e tyre 3-2 të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madrid, ndërsa vazhdoi të shënonte përsëri në pjesën e dytë nga pika e bardhë.

Golat e tij të fundit veçse konfirmojnë formën e lartë të Salah, i cili ka nisur një fillim sezoni më të mirin në karrierën e tij, me sulmuesin që është momentalisht shënuesi më i spikatur i sezonit 2021/22 në Anfield.

Lexo po ashtu Spektakli i pesë golave në ‘Wanda Metropolitano’ i takon Liverpoolit, Atletico Madridi nuk ia del me dhjetë lojtarë

Dy golat ndaj Atleticos e çojnë numrin e shënimeve të Salah në 12 në të gjitha garat gjatë sezonit deri më tani, seri e cila daton nga fundi i gushtit, kur ai konvertoi një penallti në barazimin 1-1 me Chelsea në Ligën Premier.

 

Që nga ai gol, ai ka gjetur rrjetën në çdo paraqitje të mëvonshme, me shënime kundër Leeds United, Milan, Crystal Palace, Brentford, Porto, Manchester City dhe Watford.

E vetmja lojë që Liverpooli ka luajtur në periudhën kur nuk ka shënuar ishte ndeshja e tyre në Carabao Cup me Norwich, por ai nuk ishte pjesë e ekipit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version