Telegrafi

Salah tregohet edhe njëherë i madh: Qindra tifozë “pushtojnë” shtëpinë e egjiptianit, futbollisti u përgjigjet me autografe

Egjipti nuk tregoi paraqitje të mira në Kampionatin Botëror në Rusi.

Faraonët kanë humbur të gjitha tre ndeshjet në grup dhe si kombëtarja më e keqe është rikthyer në shtëpi pas fazës grupore.

Një nga arsyet e performancës së dobët të përfaqësimit afrikan sigurisht qëndron fakti se lojtari i tyre më i mirë Mohamed Salah nuk është shëruar plotësisht nga lëndimi që e fitoi në finale të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse Egjipti nuk ka prodhuar rezultatin që tifozët presin, Salah shihet si një ‘perëndi’ në shtetin egjiptian.

Se kjo është e vërtetë, bindin edhe fotografitë që po qarkullojnë në rrjetet sociale. Një numër i madh i tifozëve u mblodhën para shtëpisë së Mohamed Salah.

Në fakt, dikush përhapi fjalë përmes Facebookut dhe shumë shpejt mijëra tifozë erdhën para shtëpisë së yllit të Liverpoolit.

Ai doli para shtëpisë, i përshëndeti tifozët dhe pastaj filloi t’i jepte autografe. Gjithsesi, Salahun do ta shohim edhe sezonin e ardhshëm në Ligën Premier. /Telegrafi/