Mohamed Salah shkroi historinë e Ligës së Kampionëve me një het-trik në kohë rekord në fitoren e thellë 7-1 të Liverpoolit ndaj Rangers në Ibrox.
Zëvendësuesi Salah bëri historinë e Ligës së Kampionëve pasi erdhi nga bankina për të shënuar tre herë në gjashtë minuta e 12 sekonda në fitoren 7-1 ndaj Rangers në Ligën e Kampionëve.
Me këto tri gola, ylli egjiptian vendosi het-trikun më të shpejtë në historinë e garës elitare evropiane të klubeve.
68' – Salah comes on ➡️
76' – Salah scores ⚽️
80' – Salah scores ⚽️
81' – Salah scores ⚽️The Egyptian King 👑
— Liverpool FC (@LFC) October 12, 2022
Salah ishte lënë jashtë formacionit titullar, por i vetëm e çoi rezultatin nga 3-1 në 6-1 brenda pak minutash.
Sulmuesi anësor fillimisht shënoi në minutën e 76-të për 4-1, të dytin e shënoi në minutën e 80-të për 5-1, ndërsa kompletoi het-trikun në minutën e 81-të për 6-1.
Të tre golat u asistuan nga i njëjti lojtar, portugezi Diogo Jota – dhe kjo është hera e parë që ndodhi që nga viti 2012.
🇪🇬 Salah has scored the fastest hat-trick in Champions League history ⚽️⚽️⚽️#UCL pic.twitter.com/9oJqTcZfqk
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 12, 2022
6 – Mo Salah has scored a hat-trick with just six minutes and 12 seconds between his first and third goals, the quickest ever in UEFA Champions League history. Lightning. pic.twitter.com/cuZ2YquoiF
— OptaJoe (@OptaJoe) October 12, 2022
Koha e het-trikut të Salah prej gjashtë minutash e 12 sekondash mposht rekordin e vendosur më parë nga Bafetimbi Gomis, i cili shënoi tre gola në tetë minuta për Lyonin kundër Dinamo Zagrebit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në sezonin 2011-12.
Salah gjithashtu kërkoi më pak prekje për të shënoi golat e tij nga çdo het-trik i shënuar ndonjëherë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
Mo Salah breaks records. pic.twitter.com/cJ54Hbkvcq
— Squawka (@Squawka) October 12, 2022