Mohamed Salah është prekur nga COVID-19 në grumbullimin e tij me kombëtaren e Egjiptit.
Ai u testua pozitiv duke i shkaktuar dhimbje të mëdha koke trajnerit Jurgen Klopp, pasi skuadra e tij po vuan shumë edhe nga dëmtimet.
Sa i përket infektimit të Salah, thuhet që ai mund ta ketë marr në dasmën e vëllait të tij të mbajtur para disa ditësh në Kajro.
Liverpooli ka shumë probleme me mungesat prandaj dhe mungesa e Salah mund të ndikojë shumë keq në ndeshjet e radhës, ku reparti i mbrojtjes totalisht është jashtë.
Top golashënuesi i kampionëve të Ligën Premier ka thyer heshtjen dhe ka falënderuar të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur.
I’d like to thank everyone for the supportive messages and well wishes. I’m confident I’ll be back on the field soon 💪
— Mohamed Salah (@MoSalah) November 17, 2020
“Dua të falënderoj të gjithë ata persona që më kanë dërguar mesazhe pozitive dhe më kanë uruar shërim të shpejtë. Kam besim se do të rikthehem së shpejti në fushën e lojës”, – shkruan Salah në Twitter. /Telegrafi/