Telegrafi

“Salah do të kalojë te Liverpooli”

Ish futbollisti i njohur egjiptian Mido ka thënë se Mohamed Salah do të kalojë gjithsesi te Liverpooli. 

Jurgen Klopp është në kërkim të sulmuesit anësor dhe është gati t’i ofrojë 40 milionë euro.

“Salah përfundimisht do të kalojë të Liverpooli. Është vetëm çështje kohe”.

“Stili i Liverpoolit i përshtatet në mënyrë perfekt Salahut”, ka thënë Mido.

Mido ka luajtur në Ligën Premier me Tottenamin. /Telegrafi/