Site icon Telegrafi

Salah shpjegon festën e re të golave, tregon nga kush u inspirua

Futbollisti i madh egjiptian, Mohamed Salah më në fund ka shpjeguar sfondin e festës së re pas golit të shënuar, të cilin e zbatoi në fillim të sezonit të ri.

Në prag të rifillimit të sezonit pas pushimit përfaqësues, Salah ka folur për mediat angleze dhe me atë rast ka sqaruar festimin e golit, gjatë të cilit imiton përdorimin e harkut dhe shigjetës.

Ai thotë se ideja i ka ardhur shumë kohë më parë, kur ka qenë duke parë spektaklin e UFC-së dhe luftën për brezin mes Israel Adesanya dhe Alex Pereira.

Lexo po ashtu Salah është 'i dëshpëruar' për të vazhduar kontratën e tij me Liverpoolin

“Unë mendoj se kam parë UFC, Pereira kundër Adesanya. Kur Adesanya e mposhti Pereira-n në meçin e dytë, ai festoi ashtu. Më pëlqen festimi, prandaj e bëra atë”, tha Salah, duke shpjeguar se disa tifozë e kanë keqkuptuar festën.

“Unë jam një fans i UFC-së, por njerëzit e konsideruan sikur po imitoj faraonët tanë egjiptianë kur ata vizatojnë diçka në një tempull ose diku në piramida”, tha Salah për Men in Blazers.

Adesanya kreu festën e “goditjes” pasi mposhti Pereira në luftën e tyre të dytë më 8 Prill 2023.

Në këtë mënyrë Salah ka festuar golat e parë të sezonit ndaj Ipswichit, ndërsa tashmë me Liverpoolin pret vazhdimin e sezonit në Ligën Premier dhe duelin e së shtunës me Nottingham Forest në xhiron e katërt. /Telegrafi/

Exit mobile version