Mohamed Salah është votuar si ‘Lojtari më i mirë afrikan i vitit 2017; pas paraqitjeve me Romën dhe Liverpoolin.
Ai ishte në garë me lojtarë si Pierre-Emerick Aubameyang, Naby Keita, Sadio Mane dhe Victor Moses.
“Jam shumë i lumtur që e fitoj këtë çmim”.
“Është ndjenjë e bukur sa herë që fiton ndonjë çmim. Ndjehem se kam pasur një vit të madh, për këtë jam i lumtur”.
“Dua t’i falënderoj shokët e mijë te Liverpooli po ashtu edhe po ashtu edhe ata te Roma. Pjesë të mirë në këtë sukses kanë edhe lojtarët e ekipit kombëtar”.
Salah e dërgoi Egjiptin në Kupën e Botës dhe në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Gjatë vitit 2017, ai shënoi 15 gola dhe dha 11 asistime te Roma, ndërsa te Liverpooli shënoi 13 herë. /Telegrafi/