Telegrafi

Shaqiri asiston për golin e 50-të të Salahut në Ligën Premier

Liverpooli ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Huddersfieldi.

Është ylli egjiptian, Mohamed Salah, i cili ka shënuar për epërsinë e Redsave 1-0.

Goli i Salah erdhi në minutën e 24-të të ndeshjes.

Ky gol u shënua pas asistimit të yllit me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Ndryshe, ky ishte goli i 50-të i Salahut në Ligën Premier.

Egjiptiani ka shënuar 48 gola me Reds dhe dy me Chelsean./Telegrafi/