Telegrafi

Salah shënon lehtësisht nga afërsia pasi Shaqiri goditi shtyllën nga gjuajta e lirë

Liverpooli ka gjetur edhe golin e tretë në fundit e ndeshjes së tyre në shtëpi ndaj Southamptonit, e vlefshme për javën e gjashtë të Ligës Premier.

Është ylli egjiptian, Mohamed Salah, i cili shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë për epërsinë 3-0.

Goli i Salahut erdhi nga një afërsi prej vetëm një metri.

E gjithë kjo erdhi pas një topi të kthyer nga transversalja e cila e godit nga ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri goditi për mrekulli një gjuajtja të lirë nga rreth 25 metra, por traversa ia mohoi golin.

Ndryshe, djaloshi nga Zhegra u përfshi edhe tek goli i parë, pasi goditja e tij u devijua gabimisht nga mbrojtësit mysafirë. /Telegrafi/