Liverpool ka marrë një fitore të thellë në udhëtim tek Bournemouth.
Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp ka triumfuar pa problem 0-4 në udhëtim, në një paraqitje të jashtëzakonshme nga Mohamed Salah.
Ndeshja nisi me dominimin e vendasve, ku patën edhe një rast shënimi me Salah por Begovic u tregua i vëmendshëm.
Egjiptiani e zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të duke realizuar për 0-1.
Me epërsinë minimale të mysafirëve përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.
Pjesa e dytë nisi edhe më mirë për mysafirët të cilët realizuan golin e dytë (48’) me autor Salah i cili shënoi pas asistimit nga Firmino.
Mbrojtësi i vendasve Cook realizoi autogol për ta ngritur epërsinë e mysafirëve në 0-3.
Ndërkohë 13 minuta para fundit të ndeshjes, ylli egjiptian Mohamed Salah kompletoi het-trikun duke shënuar për 0-4.
Ylli nga Kosova, Xherdan Shaiqri ishte titullar në këtë takim dhe qëndroi në fushë për 65 minuta.
Pas kësaj fitore, Liverpool është ngritur në pozitën e parë në Ligën Premier.
The Reds kanë grumbulluar 42 pikë një më shumë se Manchester City që ka për ta luajtur ndeshjen ndaj Chelseat.
Në xhiron e ardhshme, Liverpool do të luaj në Anfield derbin ndaj Manchester United. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=_Qs5PZGpR8A