Liverpool ka zhvilluar një ndeshje miqësore në kuadër ndeshjen para sezonale.
The Reds nuk kanë arritur të triumfojnë kundër skuadrës së Wiganit duke barazuar me rezultat 1-1.
Në fakt, të parët në epërsi kaluan Wiganët përmes golit të Alex Gilbey, i cili e realizoi në të 21 minutë, transmeton Telegrafi.
Golin e vetëm për të besuarit e Jurgen Klopp e realizoi Muhammed Salah në kohën shtesë të pjesës së parë.
Megjithëse në pjesën e dytë te dyja skuadrat u munduan të realizonin gol, ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Theksojmë se ky ishte goli i parë i egjiptianit me fanellën e kuqe prej që u transferua para disa javës prej Romës.
Kujtojmë se në ndeshjen e fundit të luajtur para disa ditës Liverpool kishte triumfuar me rezultat të thellë prej 4-0 kundër Tranmeres. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=XA3NL4b9O5A