Site icon Telegrafi

Salah refuzon çmimin ‘lojtari i ndeshjes’, ia dhuron Milnerit: “E meriton, shkaku i karrierës së tij”

Mohamed Salah ka bërë një gjest të madh sot (e shtunë) pas fitores së Liverpoolit në udhëtim te Bournemouthi, duke ia dhuruar çmimin ‘lojtari i ndeshjes’ shokut të tij të skuadrës James Milner, i cili zhvilloi ndeshjen e 500-të në Ligën Premier. 

Liverpooli fitoi me rezultat të thellë 4-0 në udhëtimin e tyre për ndeshjen e javës së 16-të në Ligës Premier.

Në këtë ndeshje më së shumti shkëlqeu ylli egjiptian, Salah, i cili realizoi het-trik, duke arritur në kuotën e dhjetë golave në kampionat.

Lexo po ashtu Salah shënon het-trik, Liverpooli është lider i ri në Angli

Paraqitja e mirë e egjiptianit u vlerësua pas ndeshjes pasi u dha çmimi si ‘lojtari i ndeshjes’, i cili dhurohet nga sponsori kryesor i Ligës Premier, Barclays.

Momenti kur Salah ia dhuron çmimin Milnerit (Foto: Bein/Sport)

Megjithatë, Salah befasoi të gjithë duke mos e pranuar këtë çmim dhe duke ia dhuruar bashkëlojtarit të tij, anglezit Milner.

Lexo po ashtu Bournemouth 0 – 4 Liverpool, Salah me notë maksimale

“Dua t’ia japë gjitha urimet e mia për këtë karrierë të mahnitshme”.

Salah shkëlqeu duke shënuar het-trik (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

“Ai e meriton sot”, ka thënë Salah pasi refuzoi ta pranojë  çmimin dhe pasi ia dhuroi Milnerit.

Ndryshe, Milner gjatë ditës së sotme luajti ndeshjen e tij të 500-të në Ligën Premier, duke treguar njëmend se ka karrierë që do ta lakmonte shumëkush. /Telegrafi/

https://twitter.com/Karabel0/status/1071416315905232896

Exit mobile version