Mohamed Salah ndodhet në Valencia ku po e kryen fazën e riaftësimit nga lëndimi nën kujdesin e fizioterapistit të Liverpoolit, Ruben Pons.
Ylli egjiptian është dëmtuar në krahë pas një dyluftimi me Sergio Ramos në finalen e Ligës së Kampionëve.
Sipas gjitha gjasave ai do t’i humbas ndeshjet me Uruguain dhe Rusinë me 15 dhe 19 qershor.
Ai sigurt do të jetë në fushë ndaj Arabisë Saudite me 25 qershor.
Riaftësimi i tij zgjatë nga tri deri në katër javë, por është duke u punuar që ai ta zë edhe ndeshjen me Rusinë.
“Ne kishim frikë në fillim për më të keqen dhe u përpoqëm të qetësonim lojtarin”.
“Nuk është koha të ndjehemi keq, por të punojnë për të arritur gjendjen optimale të lojtarit”, ka deklaruar Rubens Pons.
Në Egjipt të gjithë tifozët e futbollit shpresojnë të mrekullia, pasi një lojtar si Salah mund ta bëjë diferencën në fushë. /Telegrafi/