Site icon Telegrafi

Salah nuk i festoi golat në derbi për shkak të situatës në Palestinë

Sot (e shtunë) u zhvillua derbi i qytetit mes Liverpool dhe Everton në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier, sfidë në të cilën triumfues doli ekipi i Liverpoolit me shifrat 2-0.

Mohamed Salah ishte protagonist kryesor në këtë ndeshje pasi shënoi të dy golat për skuadrën e Jurgen Klopp.

Golin e parë egjiptiani e shënoi në minutën e 75-të nga penalltia të cilën e fitoi kolumbiani Luis Diaz. Të dytin personal dhe të fundit për Liverpoolin në këtë ndeshje Salah e shënoi në minutën e 97-të pas një asistimi nga Darwin Nunez.

Pas kësaj ndeshje Salah kap shifrën e 195 golave me fanellën e “The Reds”, teksa me shumë gjasë ky pritet të jetë sezoni i tij i fundit në Angli pasi që interesim të madh për të ka shprehur Arabia Saudite.

Pavarësisht se ndeshja me Everton ishte një nga më intensivet emocionalisht për tifozët e Liverpool-it, Salah nuk i festoi golat në një “Anfield” të mbushur plot.

Lexo po ashtu Mohamed Salah bën thirrje për ndihmë të menjëhershme humanitare për Gazan

Arsyeja për këtë është se ai donte të solidarizohej me palestinezët, të cilët janë vrarë javën e fundit si pasojë e bombardimeve izraelite në Gaza, duke vrarë mijëra persona./Telegrafi/

Exit mobile version