Telegrafi

Salah: Napoli është njëra ndër skuadrat më të forta në botë

Mohamed Salah thotë se Liverpooli duhet të jetë krenar që mund të mposht Napolin, i cili aktualisht sipas tij është një nga ekipet më të mira në botë.

Reds donin të hakmerreshin për humbjen 4-1 në shtator dhe e dinin se mund të kryesonin grupin vetëm duke fituar me katër gola, por ata triumfuan në fund 2-0.

“Të fitosh kundër një prej skuadrave më të mira në botë është ndjenja më e mirë”, deklaroi Salah për BT Sport.

Napoli kishte fituar 13 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet përpara këtij dështimi, duke përfshirë pesë takimet e luajtura në Ligën e Kampionëve, por ata ende kryesojnë grupin me Liverpoolin që kalon në vendin e dytë.

“Ne duhet ta vazhdojmë këtë formë, është një rezultat i mirë që do të na japë më shumë besim në kupë dhe ligë”.

Ishte një lojë e dominuar nga VAR-i, sepse goli i Leo Ostigard u anulua pas mbi tre minutash vlerësim.

“Sinqerisht, nuk e dija që ishte goli im, sepse topi ishte brenda. Faleminderit që e konfirmuat këtë! Çdokush mund të shënojë, gjëja më e rëndësishme është ekipi”, ka vazhduar egjiptiani.

“Mendoj se është e rëndësishme që fituam sot. Ne luajtëm një lojë të mirë, ishim më të shpejtë në top dhe e rikuperuam topin gjithashtu shpejt.

“Ne nuk po bëjmë mirë në ligë, por kjo do të na shtyjë dhe pastaj shpresojmë se mund të fitojmë më shumë”, ka thënë më tej Salah. /Telegrafi/