Telegrafi

Salah lëvdon Liverpoolin për triumfin ndaj Cityt

Mohamed Salah është shprehur tejet i kënaqur me triumfin e Liverpoolit ndaj Cityt.

Salah shprehu fjalë të mëdha për bashkëlojtarët për luftën e bërë ndaj Cityt pas një sitaute të palakmueshme në fillim.

City shënoi gol të hershëm, por barazimi nga Salah e bëri që shpresat e Cityt të shuheshin përfundimisht në mes të lojës.

Salah tashmë ka qenë i përfshirë në 50 gola këtë sezon për Liverpoolin në të gjitha garat, por këmbëngul se rezultatet janë ato që vlejnë.

“Ata po bënin shumë presion të lartë dhe patën raste, por ne u kthyem dhe luajtëm shumë fortë dhe merituam fitoren”.

“Tentoj të luaj për ekipni dhe tentoj të shënoj në secilën ndeshje dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, deklaroi Salah pas ndeshjes për BT Sport.

Liverpooli dhe Roma presin kundërshtarët e radhës në garën më të madhe të futbollit evropian.

Juventusi, Real Madridi, Sevilla dhe Bayerni luftojnë për dy vendet e mbetura gjysmëfinale. /Telegrafi/