Egjipti u përball me Svazilandin apo tani Eswatini (quhet prej pak muajsh kështu) duke fituar 4-1.
Ndeshjen “Faraonët” e mbyllën që në pjesën e parë, duke shënuar të gjitha golat.
Njërën nga golat e ka shënuar Mohamed Salah.
Por goli ishte spektakolar, pasi ai shënoi në fund të pjesën së parë direkt nga goditja e këndit.
Salah kthehet të luajë për Egjiptin pas një zënke të gjatë me krerët e federatës.
Egjiptiani është në kërkim të formës, pasi nuk e ka nisur mirë këtë edicion.
Salah nuk ka shënuar gola sa sezonin e shkuar. /Telegrafi/
https://twitter.com/LFC_LION/status/1050806254174654465